Kajtazi: Të dënohen kriminelët e Serbisë për krimet në Kosovë

Aktuale

Kajtazi: Të dënohen kriminelët e Serbisë për krimet në Kosovë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 17 janar 2018 Në ora: 17:49
Lirije Kajtazi

Krimet e serbeve që janë bërë në Kosovë vazhdojnë të mbesin të pa ndëshkuara dhe deri më tani edhe çështja e krimeve që kanë ndodhë dhe rastet e masakrave e të zhdukurve nuk janë hap për temë diskutimi në bisedimet e Kosovës më Serbinë. Shumë deputetë vazhdojnë të jenë mjaft të zëshëm me kërkesën e tyre për drejtësi dhe për dënimin që duhet marrë kriminelet serbë që kanë bërë krime mbi popullatën shqiptare në Kosovë në vitet 1998-1999.

Lirije Kajtazi, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se sa të ekzistojnë dëshmitë dhe dëshmitarët e gjallë duhet të bëhet diçka më shumë për të kërkuar drejtësi dhe se të bëhet presion edhe më i madh ndaj Serbisë për fatin e të pa gjeturve.

“Gjithsesi se duhet kërkuar drejtësi për masakrën e Recakut. Është një fjali që unë e përsërisë për fatin e të pagjeturve dhe për masakrat njerëzit kanë dëshmi të plota dhe kanë fotografi dhe thjesht ka edhe dëshmitar të gjallë, prandaj është mirë që të kërkohet drejtësi sa janë dëshmitarët gjallë se dikur bëhet vonë”, ka thënë Kajtazi.

“Duhet insistuar çdo herë, çdo bisedim, çdo rast të kërkohet të zbardhet e me i dënua kriminelët, sepse Serbia përkundrazi ata po i dekoron, me këtë potez që Serbia e dekoron kriminelët ne mund të masin seriozitetin e bisedimeve”, ka përfunduar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat