Milaim Zeka: Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli, po tallen me Perëndimin

Aktuale

Milaim Zeka: Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli, po tallen me Perëndimin

Nga: P.R Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:03
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka drejtuar akuza në drejtim të Kadri Veselit dhe Behgjet Pacollit.

Sipas tij, këta të dy po tallën me Perëndimin.

“Edhe sot ishte drame ne Kuvendin e Kosoves. Perfaqesuesit e shteteve perendimore perseri duke na treguar gropen ne te cilen po mundohen ta fundosin disa politikan injorante, bashke me disa kapadai rreth tyre. Teme e gjate kjo, por dua te ndalem tek Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli. Veseli po e luan rrolin e Ramiz Alise ne Shqiperi ne vitet 90-ta, kur Alia ishte as as. As per renirn e komunizmit e as per lindjen e demokracise. Ajo loje i ka kushtu shume shtrenjte Shqiperise. Edhe Kadria po lun as as. As me gjykate e as kunder. Nuk dihet sa ka me na kushtu kjo pavendosmëri”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Kurse, për Behgjet Pacollin, Zeka ka thënë se po tregohet politikan i papërgjegjshëm.

“Behgjet Pacolli, eshte njeriu i cili pafundesisht po tregohet politikan i pasinqert dhe i papergjegjshem! Thote se Demarkacioni dhe Gjykata duhen kaluar, ne kohen kur te pakten me njerin nga deputetet e AKR-se, nuk ka biseduar prej muajit shtator per ti thene qe te pakten te heqe nenshkrimin e dhene per seancen e jashtezakonshme mbi specialen”, shkruan Zeka.

Ai ka treguar se dështimi i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka ndodhur për fajin e Veselit e Pacollin.

“Kryetari i Nismes, edhe pse i angazhuar me 100 obligime, vazhdimisht eshte takuar dhe ka degjuar mendimet tona rreth ketyre dy çeshtjeve. Gjithmone na ka sygjeruar qe te vendosim individualisht per keto gjera, duke pasur parasysh interesin e shtetit te Kosoves dhe jo ato personale tonat apo te dikujt tjeter. Deshtimi i mbledhjes se Kryesise se Kuvendit te Kosoves, sot, ka ardhur pikerisht me fajin e atyre qe ndryshe flasin me ne e ndryshe me nderkombetaret. Te tille jane Kadri Veseli dhe Behgjet Pacolli. Çdo lider i partive politike, ma mire eshte me u taku me deputetet e tyre, para se te takohen me ambasadoret e vendeve te huaja...!!!”, ka përfunduar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat