Djali i Smail Hajdarajt: Specialja, shpresa e fundit për zbulimin e vrasësve të babait

Aktuale

Djali i Smail Hajdarajt: Specialja, shpresa e fundit për zbulimin e vrasësve të babait

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:04
Shpëtim Hajdaraj

Shpresa e fundit që mund të hedhë dritë mbi atentatin ndaj ish-deputetit të LDK-së dhe komandantit të UÇK-së, Smail Hajdarajt është Gjykata Speciale. Kështu thotë për Express në përvjetorin e 16-të të vrasjes djali i tij, Shpëtim Hajdaraj. Krahu i djathë i ish-presidentit Rugova, 1 muaj para vdekjes kishe lënë edhe një letër, që nga familja konsiderohet si testament i fundit.

Si jeni ndjerë sot 16 vite pas vrasjes së Smail Hajdaraj kur ende nuk është zbardhur vrasja e tij?

Dy ndjenja të përziera , njëra shumë krenar me të kaluarën dhe veprimtarinë e babait, dhe e dyta të zhgënjyer me drejtësinë që as sot e 16 vite, lëre që se ka zbardhë vrasjen, por , madje , as që ka të dyshuar.

A keni ju familja ndonjë person për të cilin dyshoni që mund të ketë kryer vrasjen?

Të dyshuarit e Prokurorisë do ishin edhe të dyshuarit tonë, pasi që as Smajli as ne si Familje nuk i kemi pasur borxh askujt.

Tash e 16 vite a jeni ftuar ndonjëherë për të dëshmuar për këtë rast? A ka ndonjë person që dyshohet se është i përfshirë dhe po hetohet? A e dini deri ku kanë shkuar hetimet?

Më shumë me insistimin tonë, sepse fare s'ka pas vullnet nga ana e Prokurorisë. Jo, s'kemi dëshmu, por kemi insistuar dhe interesuar se deri ku kanë mbërri hetimet? Asgjë, asnjë përparim në hetime.

Çfarë prisni nga Gjykata Speciale, a mund të jetë shpresa e fundit për gjetje të fajtorit?

Po, gjykata speciale është shpresa jonë e fundit , pasi që drejtësia vendore ka dështuar.

Pas deklaratave në media të dëshmitarit të mbrojtur nga prokuroria se e di saktësisht kush e ka vrarë prindin tuaj, a keni marrë ndonjë informatë më tepër?

Jo, nuk kemi informata tjera, vetëm ato që i kemi dëgjuar.

Në postimin që e keni bërë në Facebook keni shkruar se nuk pranoni drejtësi gjysmake? Letra që e keni publikuar së bashku me atë mbishkrim, çka është, kur është shkruar dhe pse keni vendosur që ta bëni publike sot?

Letra (dorëshkrim) e Smajl Hajdarajt, është shkruar rreth një muaj para vrasjes së tij (viti 2001), e të cilën e konsideroj si testamentin e fundit të Smajl Hajdarajt.

Përmbajtja është kronologji, kryesisht e ndodhive të luftës. Po, është e shfaqur edhe më parë, por çdo ditë po bëhet ma e fuqishme dhe më kuptimplotë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat