“Ardhja e Ramushit nga burgu në pozitën e kryeministrit, kthesa e Thaçit, rrëfimi i Mehmetit, e... kemi me i mbajt mend shumë gjatë”

Aktuale

“Ardhja e Ramushit nga burgu në pozitën e kryeministrit, kthesa e Thaçit, rrëfimi i Mehmetit, e... kemi me i mbajt mend shumë gjatë”

Nga: B.S Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:13
Ramush Haradinaj gjatë ndalimit në Francë

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkuar se vitin 2018, do ta mbajmë mend shumë gjatë.

Miftari, ka përmendur shumë ngjarje që kanë ndodhur deri më tani, e që sipas tij janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Image
Naim Miftari

Ky është postimi i plotë:

Lamshin e vitit 2018 kem me mbajt mend shume gjate .!

Ardhja e Ramushit nga burgu Francez në pozitën e kryeministrit të Kosovës "Pendimi" i befasishëm kthesa e Hashim Thaqit për gjykatën Speciale, rrëfimi i Shkumbin Mehmeti për vrasje politike gjate viteve 2003-2004 të moderatori' Baton Haxhiu "dikur" mik i Ivica Stanishiqit kryeshefit të (UDB)dhe sot mik i Hashim Thaqit, pastaj fjalimi i zjarrte i Kadri Veselit që pa asnjë plumb nga Reqaku çliroj Nishin deri te molla e Kuqe, dhe paralajmërimi Amerikan për veriun e Kosovës për rrezik dhe sulme terroriste, pastaj vrasja e kriminelit serb Ivanoviq nga vet mercenarët e Beogradit dhe Kishës Serbe, pastaj ndërprerja kinse e bisedave nga Serbi, dhe ardhja pa lejen e Kosovës të Aleksader Vuqiqit në Veri dhe qendër të Kosovës.

Krejt këto janë të ndërlidhura nder veti pasi vit 2018 do jete viti i pazarit përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë dhe Serbia me Rusinë prapa është pozicionuar shumë ma mirë sesa Kosova. Flasim në fund të këtij 2018 nëse jetojmë gjer atëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat