Shala: PDK-ja është zmbrapsur nga zhbërja e Speciale

Aktuale

Shala: PDK-ja është zmbrapsur nga zhbërja e Speciale

Më: 17 janar 2018 Në ora: 20:54
Haxhi Shala

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës, është zmbrapsur nga zhbërja e Gjykatës Speciale.

Shala ka thënë se me mosprocedim të nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, po shkelen të drejtat e deputetëve.

Deputeti Shala, që është pjesë e komisionit për Siguri, foli edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, për të cilën tha se është bërë me qëllim tensionimin e situatës në vend.

Ai gjithashtu foli edhe për demarkacionin, duke thënë se “ndoshta Qeveria është duke biseduar me Malin e Zi për disa ndryshime për Demarkacionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat