“Thaçi thuajse ia paska hapur dyert Vuçiqit që të sjellë hetuesit në Kosovë”

Aktuale

“Thaçi thuajse ia paska hapur dyert Vuçiqit që të sjellë hetuesit në Kosovë”

Nga: G.B Më: 17 janar 2018 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka komentuar bisedën e presidentit Thaçi me presidentit e Serbisë, Vuçiç.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rrustemi ka thënë se presidenti pothuajse ia ka hapur dyert Vuçiçit për të sjellë hetuesit e Serbisë në Kosovë, përcjell Bota sot.

“Hashim Thaçi thuajse ia paska hapur portat Vuçiqit që me i sjellë edhe hetuesit e policët e Serbisë. Për çfarë ligji e ka fjalën, e për çfarë sovraniteti po flitet këtu?!”, ka shkruar Rrustemi në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat