Koci: SHBA më e brengosur për fatin e Kosovës, sesa elita jonë politike

Aktuale

Koci: SHBA më e brengosur për fatin e Kosovës, sesa elita jonë politike

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:26
Arianit Koci

Avokat Arianit Koci, ka theksuar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës (SHBA) në Kosovë, është në panik për mundësinë e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Koci, në emisionin “Debat D Plus” të RTV Dukagjini, ka thënë se paniku i ambasadorit Delawie dëshmon se SHBA është më e brengosur për fatin e Kosovës, sesa elita politike në vend.

“Pse them se është në panik ambasadori amerikan? Kjo për faktin se në Kuvend nevojitet një shumicë e thjeshtë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e jo 2/3 e votave”, thotë avokati Koci.

“Kemi ardhë në një situatë ku në nuk mundemi me ndiku në vullentin e deputetëve, sepse ata janë të lirë me vendos. Kemi krijuar një monstrum në Kuvend. Unë thellë në shpirt besoj se ky ligj nuk do të shfuqizohet”, ka shtuar Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat