Qytetari që nuk u lejua të fotografohet me Haradinajn dhe bezdisi këshilltarin teksa vraponte

Aktuale

Qytetari që nuk u lejua të fotografohet me Haradinajn dhe bezdisi këshilltarin teksa vraponte

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:47
Pamje ku qytetari që nuk u lejua të fotografohet me Haradinajn

Në tërë historinë e vrapimit qesharak të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe stafit të tij që e ndoqi atë po ashtu duke vrapuar, është një qytetar i cili doli të jetë krejtësisht i pafatë të realizojë dy qëllime të tija: të bëjë një foto me Ramush Haradinajn dhe të flas diçka me këshilltarin e tij, Halil Matoshi.

Në dy video të publikuara nga kjo ngjarje qesharake, shihet një qytetar i cili dështon të fotografohet me Haradinajn, në momentin që kryeministri duke vrapuar kthehet tek një grup nxënësish për të bërë një fotografi.

Në videon e parë shihet se kryeministri refuzon që edhe ai të jetë në fotografinë që po bënte me grupin e nxënësve.

“Ruju, ruju prej rruge… ruju bre burr, veç me fëmijë njëherë”, i thotë kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat