Ish agjenti i SHIK-ut thotë se Ivanoniq nuk është vrarë me revole M70, tregon armën më të cilën u vra

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut thotë se Ivanoniq nuk është vrarë me revole M70, tregon armën më të cilën u vra

Nga: P.R Më: 18 janar 2018 Në ora: 08:53
Oliver Ivanoviq është vrarë me armë zjarri në Mitrovicë.

Të martën në mëngjes, në Mitrovicë është vrarë politikani serb në Kosovë. Oliver Ivanoviq.

Sipas raportit të autopsisë, Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje me gjashtë plumba nga një pistoletë e tipit Zastava M70A, prodhim serb.

Por me këtë nuk është pajtuar Naim Miftari, ish agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Ai thotë se Ivanoviq nuk është vrarë me revole M70, por me armë të tipit HK-MP5 A4/A5 9.mm.

"Krimineli Oliver Ivanoviç nuk është vrare me revole M70 ska shans me gju në lëvizje aq saktë dhe plumbat me kanë aq të fuqishëm plus silinciatori e dobëson fuqinë shpuse tej pertej, Ivanoviq është vrare nga një armë e tillë e cila ishte dhe është në shërbim të pjesëtarët e (BIA-UDB) dhe njësive si SAJ-JSO...Xhandarmëria dhe njësit speciale Serbe .
Arma e tipit HK-MP5 A4/A5 9.mm", ka thënë Miftari, përcjellë "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat