Mallkimi i Zafës: Qeverisë flaka i daltë

Aktuale

Mallkimi i Zafës: Qeverisë flaka i daltë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:38
Zafir Berisha

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se Gjykata Speciale është e rrezikshme për Kosovën dhe Kuvendi duhet ta shfuqizojë.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Gjykata Speciale të jetë shkaktari i prishjes së koalicionit qeverisës.

“Flaka i daltë! Inshallah në pranverë nuk mbërrin ky koalicion. Gjykata Speciale është e dëmshme”, ka deklaruar Berisha.

“Qysh në fillim Nisma për Kosovën ka qenë kundër Gjykatës Speciale, pra atëherë kur një pjesë e madhe ka qenë për. Qëndrimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë edhe tash. Qëndrimi ynë kundër kësaj gjykate nuk është ndonjë zbulim epokal. Kjo gjykatë është më tepër se e dëmshme për Kosovën. Një gjë e di se Zafir Berisha dhe Nisma për Kosovën janë kundër Gjykatës Speciale”, është shprehur Berisha, duke shtuar se Specialja është themeluar mbi baza etnike dhe do ta gjykojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Berisha ka deklaruar se miratimi i Ligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe raportet e saj me vendet mike. “Çfarë të rrezikuari, bre! Kjo është tallje.

Gjykata Speciale është barazim i luftës çlirimtare me luftën e okupatorit serb të kryer në Kosovë. Fajtori i vetëm, fajtori i parë dhe i fundit, është Hashim Thaçi. Të gjithë ata që do të arrestohen nga Gjykata Speciale duhet të shkojnë të lypin llogari te Thaçi, sepse çështjen e kësaj gjykate ai e ka bërë çështje të pazareve të politikës së vet ditore”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat