Caktohet seanca e re në gjykimin e Shefqet Krasniqit

Aktuale

Caktohet seanca e re në gjykimin e Shefqet Krasniqit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:52
Shefqet Krasniqi në gjykatë

Është caktuar seanca e radhës në gjykimin e Shefqet Krasniqit.

 Shefqet Krasniqi do të përballet përsëri gjatë janarit në gjykatë me akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.

KALLXO mëson se seanca e këtij gjykimi është caktuar më 22 janar.

Në seancën e zhvilluar më 14 dhjetor 2017, Shefqet Krasniqi u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.

Në aktakuzë konstatohet se shtytjen në kryerjen e veprave terroriste Krasniqi e ka kryer nga viti 2013 deri në 2014 ndërsa veprën penale të shmangies nga tatimit e ka kryer nga viti 2011 deri më 201

Gjithnjë sipas aktakuzës, Shefqet Krasniqi, në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij të drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë të tjerët ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, i pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë t? dhëna t? pasakta, si dhe nuk i deklaruar t? dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë t? përgjithshme prej  20,208.57 €.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat