Gjenerali serb: Pas vrasjes së Ivanoviqit nuk qëndron faktori shqiptar

Aktuale

Gjenerali serb: Pas vrasjes së Ivanoviqit nuk qëndron faktori shqiptar

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:46
Gjenerali Miomir Stojanoviq

Gjenerali Miomir Stojanoviq, ish-drejtori i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë Serbe dhe ish-kryetari i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë, ka vlerësuar se pas vrasjes së politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq, mesiguri nuk qëndron faktori shqiptar, ka deklaruar Stojanoviq për mediet serbe.

“Vlerësimi im se pas kësaj vrasjeje nuk qëndron faktori shqiptar, pasi që ata kanë mundur ta vrasin kur kanë dashur, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Mendimi im është që kjo është vrasje me motive politike ose pjesë e grupeve kriminale në veri të Kosovës”, ka deklaruar Stojanoviq.

Vrasjen me motive politike ky i fundit e ka sqaruar se kjo ka ndodhur në kohën kur kanë rifilluar bisedimet për Kosovën në Bruksel, ndërsa Ivanoviq ka qenë “shumë i respektueshëm mes komunitetit serb në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat