Ministrja Hoxha: Kosova dhe Maqedonia të përfshihen në planet për zgjerim

Aktuale

Ministrja Hoxha: Kosova dhe Maqedonia të përfshihen në planet për zgjerim

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:15
Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha ne takim me Bujar Osmani

Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha është takuar me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Mbledhja e parë të Komitetit të përbashkët për integrime evropiane në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, po bëhet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit evropian.

Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit evropian mes dy vendeve.

Ministrja Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje të përbashkët, do të rikonfirmohet gatishmëria dhe zotimi i përbashkët, për rrugën e përbashkët drejt integrimeve evropiane.

“Jemi të përkushtuar që të zbatojmë synimet e vendeve tona dhe qytetarëve tanë, për procesin integrues. Së bashku sfidat e proceseve nëpër të cilat po kalojnë vendet tona, janë më lehtë të përballueshme” deklaroi Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat