Vdes Jonuz Musliu

Aktuale

Vdes Jonuz Musliu

Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:49
Jonuz Musliu

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, pas një kohe të gjatë që ishte duke u trajtuar nga një sëmundje në një spital në Turqi, ka vdekur sot më datë 18 janar 2018.

Lajmi fillimisht është dhënë nga televizioni ‘Aldi’ e më pas edhe një faqe në Facebook ‘Bujanoci.net’, ka njoftuar për vdekjen e Musliut.

Para pak kohe, ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u largua nga spitali i Luginës.

Musliu ishte kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc dhe pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat