Haradinaj: Musliu ishte i përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve

Aktuale

Haradinaj: Musliu ishte i përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:54
Jonuz Musliu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

“Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit. I qoftë i lehtë dheu!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat