Haradinaj i përgjigjet akuzave të Delawies për krime gjatë luftës

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet akuzave të Delawies për krime gjatë luftës

Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:35
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Greg Delawie se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë, kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve, ka thënë se edhe Kosova interesohet për t’i zbardhur dyshimet për të kaluarën.

Dje ambasadori Delawie ka thënë se realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës, kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve për të cilat duhet të japin llogari, duke shtuar se pikërisht për këtë gjë është Gjykata Speciale.

Delawie madje tha se deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra nëse kjo nismë ka sukses.

Kurse, sot për këtë deklaratë është pyetur Haradinaj, i cili tha se Kosova çdoherë do të jetë e gatshme me e vërteta për luftën  lavdishme për liri të UÇK-së.

Haradinaj: Kosova e interesuar t’i zbardh dyshimet e së kaluarës

"Është edhe interesim i Kosovës me zbardh çdo dyshim për të kaluarën, deri tani e kemi bërë me nderin më të madh në gjitha instancat, pra Kosova çdoherë do të jetë e gatshme për t’u zbardhur e vërteta për luftën e lavdishme për liri të UÇK-së", tha Hardinaj.

Haradinaj u ndal edhe te dialogu me Serbinë.

Haradinaj: Kërkuam nga BE që të kalojmë në fazën finale

“Kosova veç ka identifikuar, qeveria e re, delegacioni i ri gjendjen lidhur me marrëveshjet e arritura, shumica e këtyre marrëveshjeve janë interes i qytetarëve të vendit siç është situata me marrëveshjen me energjinë e cila nuk po zbatohet por ka edhe marrëveshje tjera dhe nuk shkojmë në dialog për t’i zgjatur jetën dialogu, e mendojmë këtë si fazën finale para dialogut final që ka të bëj me njohjen e Kosovës dhe delegacioni i Kosovës ka kërkuar nga institucionet e BE-së që të kalojmë në fazën finale, pra të marrjes së njohjes së Kosovës”, tha ai.

Përndryshe, takimi i së martës në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, është anuluar nga këta të fundit për shkak të vrasjes së liderit të iniciativës qytetare, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës

***

Në një deklaratë të lëshuar dje për mediat, ambasadori amerikan Greg Delawie ka thënë se disa individë kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se për këtë duhet të japin llogari.

Për këtë deklaratë sot ka folur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se është edhe interes i Kosovë që të zbardhë çdo dyshim mbi të kaluarën.

“Është edhe interes i Kosovës me zbardhë çdo dyshim në të kalumen. Deri tani e kemi ba me nderin më të madh në të gjitha instancat, pra Kosova çdoherë do të jetë e gatshme me u zbardhë e vërteta për luftën e lavdishme për liri e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj nga Qeveria, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Delawie është duke kundërshtuar ashpër liderët kosovarë, Haradinajn e Presidentin Thaçi, në përpjekjet e tyre për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, në kohën kur kjo gjykatë është në fazën e fundit për të nisur punën.

Deri tani, Ambasada Amerikane ka arritur të ndalë dy përpjekje për shfuqizimin e Speciales. E fundit ishte dje, kur nuk pati kuorum për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pikë e së cilës mbledhjeje ishte edhe çështja për shfuqizimin e Speciales. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat