Gucati flet për fyerjen e Haradinajt ndaj Delawies: Me m’thirrë Nasimi n’luftë, unë pas tij shkoj

Aktuale

Gucati flet për fyerjen e Haradinajt ndaj Delawies: Me m’thirrë Nasimi n’luftë, unë pas tij shkoj

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:18
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati

Fyerjen që sot nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, ia ka bërë ambasadorit amerikan, Greg Delawie, duke e quajtur ‘palaço’, është munduar që ta justifikojë dhe kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, i cili ka thënë se nuk është mirë që ambasadorët me u përzi në punën  e deputetëve.

Në një prononcim për Periskopin, Gucati ka thënë se është në gjendje të bëj gjithçka të bëjë për Nasim Haradinajn, madje edhe të luftojë.

“Sido kudo nuk është e mirë që të përzihen ambasdort në punën e grupeve paralamentare dhe deputetëve. Edhe nëse e ka quajt ai merr barrë dhe përgjegjësi. Nuk e di nëse ka folë si  Nasim Haradinaj me me thir me luftu, unë luftoj për Nasimin, se e di kontributin e Nasimit”, ka thënë Gucati.

Gucati teksa është munduar të justifikojë ofendimin e bashkëluftëtarit të tij, ka thënë se ai e ka fyer personalisht ambasadorin Delawie, por jo dhe miqt dhe shtetin amerikan.

“Ai nuk i ka fy miqt amerikan. Mos te ngatërrojmë mënyrën personale apo individuale,me miqt amerikan, sepse miqve amerikan ju kemi shumë borxh për punën që e kanë bo për Kosovën. Ky nuk i ka fy miqt amerikan e as shtetin amerikan. Ky e ka përmen emrin e tij, Delawie, nuk ka thana as ambasada as shteti amerikan”, ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se OVL-ja nuk i fyen miqt amerikan, dhe ka insituar që të mos ngatërrohet , Delawie dhe shteti amerikan.

“Nasim Haradinaj nuk ka ra aq nivel që sot ti fyjë amerikan, pikërisht miqt ma të fortë të vendit tonë. Megjithatë nuk e besoj që Nasimi e ka bo at gjest. Po edhe nëse e ka bo, mos t’i ngatërrojmë Delawie dhe shtetin amerikan. Nuk ka shancë OVL me i fy miqt amerikan”, ka përfunduar Gucati.

Sot në një intervistë për një medium kosovar, Haradinaj e ka quajtur palaço ambasadorin amerikan Greg Delawie.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Delawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos. Prandaj, Delawie të jetë shumë i kujdesshëm çka fol. Ka thanë se për ata që kanë iniciuar shfuqizimin e Gjykatës do të merren masa. Unë po i them Delawies se t’i nuk mund të marrësh masa asnjëherë, ti e ke të drejtën e diplomatit. Diplomatët te na shkojnë e vijnë për çdo ditë, e kryejnë detyrën prej diplomatit dhe mos t’i kalojë kompetencat e tij”, kishte deklaruar Nasim Haradinaj.

Gucati i ka qëndruar prapa Haradinajt edhe në rastin kur ky i fundit kishte folur lidhur me vrasjet e disa pjestarëve të LDK-së duke thënë se ‘nuk është bërë nami që janë vra”./Periskopi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat