SHBA ofron mbështetje për hetimet mbi vrasjen e Ivanoviqit

Aktuale

SHBA ofron mbështetje për hetimet mbi vrasjen e Ivanoviqit

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:41
Flamur Sefaj dhe Colleen Hyland

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim të ngarkuarën me punë pranë Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë Colleen Hyland, të cilën e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të këtij vendi në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të Ligjit në Kosovë, si dhe mbështetjen e përgjithshme të Kosovës nga SHBA.

Hyland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por që hetimet të udhëhiqen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri Sefaj theksoi se institucionet hetuese të Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojnë edhe me akterët e tjerë që mund të kontribuojnë më informacione në zbardhjen e rastit.

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për projekte që ka Ministria e Punëve të Brendshme dhe mundësinë e përkrahjes së tyre nga SHBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat