Pacolli takim me Jagland, prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Aktuale

Pacolli takim me Jagland, prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:30
Pacolli takim me Jagland

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit në Strasburg, është pritur në një takim të veçantë edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Me këtë rast, ministri Pacolli e ka njoftuar Jagland mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka prezantuar synimin për vazhdimin e anëtarësimit të vendit tonë në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë dhe e vlerësuar si të interesit të veçantë edhe atë të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. 

“Biseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim. E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020”, ka thënë Pacolli.

Në kuadër të vizitës në Strasburg, Pacolli ka takuar edhe ambasadorët e përfaqësive të përhershme nga shtetet mike dhe partnere të Kosovës, ku kishte siguruar mbështetjen për këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat