Reagon ashpër Haki Abazi për fyerjen e Haradinajt ndaj ambasadorit Delawie

Aktuale

Reagon ashpër Haki Abazi për fyerjen e Haradinajt ndaj ambasadorit Delawie

Nga: A.M. Më: 18 janar 2018 Në ora: 18:42
Haki Abazi

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës nënkryetarit i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili e ka quajtur ambasadorin amerikan Greg Delawie një palaço.

Abazi ka shkruar në Facebook se kjo është një idiotësi e radhës që nuk duhet lejuar dhe duhet dënuar publikisht.

Postimi i plotë:

Pse keta nuk jane Clirimtaret

Qe te arrihet ne piken ku ne dhjetvjetorin e pavaresise nje analfabet e quan Ambasadorin Amerikan Palaqo do te duhej nje proces pikerisht ashtu siq ka ndodhur, degradim. Ne bisedat e klanit PRONTO ndegjohen shkembime se si luajne b... me Ameriken njerezit qe kane kapur shtetin dhe kjo e ben te "natyrshme" guximin qe tani te shkohet ne nivelin kur fyhet ambasadori i SHBA- ve. Kjo eshte nje idiotesi e radhes qe nuk duhet lejuar dhe duhet denuar publikisht. Keta nuk jane Clirimtaret dhe keta nuk flasin as per UCK e as per te renet, kjo nuk eshte gjuha jone dhe keta njerez nuk flasin ne emrin tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat