Deklaratat kërcënuese të Vulinit, duhet të shfrytëzohen në Bruksel

Aktuale

Deklaratat kërcënuese të Vulinit, duhet të shfrytëzohen në Bruksel

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 janar 2018 Në ora: 21:00
Aleksandar Vulin

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, në një deklaratë të tij tha se ushtria serbe është e gatshme të ndërhyjë në Kosovë në rast se ju cenohet siguria qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë.

Këto deklarata të Vulin erdhën pas vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili u vra në mëngjesin e së martës, afër zyrës së tij, vrasje kjo që nuk dihet ende se nga kush u bë.

Analisiti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për Bota Sot, i cilëson këto deklarata të Vulin si të rrezikshme për qytetarët e Kosovës, mirëpo jo edhe për Kosovën si shtet pasi për sigurinë e vendit përkujdesen trupat e NATO-s dhe KFOR-it, ndërsa mendon se ky kërcënim duhet të shfrytëzohet në dialogun në Bruksel.

Image
Faik Krasniqi

“Padyshim që deklarata të tilla të cilat vijnë nga zyrtarët më të lartë të shtetit serb, e sidomos nga Presidenti i Serbisë, janë të rrezikshme dhe zyrtarët tanë shtetërorë duhet t'i shfrytëzojnë deklaratat e tilla në Bruksel, që nuk mund të vazhdojmë dialogun me Serbinë, deri sa ata (serbët) na kërcënojnë haptazi me luftë. Sidoqoftë, këto janë retorika të zakonshme populiste të shumicës së politikanëve serb. Përderisa për sigurinë tonë përkujdesen trupat e NATO-së, respektivisht ato të KFOR-it, Kosova nuk është e rrezikuar nga asnjë shtet”-tha Krasniqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat