Thaçi reagon ndaj Haradinaj pas ofendimit të ambasadorit amerikan

Aktuale

Thaçi reagon ndaj Haradinaj pas ofendimit të ambasadorit amerikan

Nga: G.B Më: 18 janar 2018 Në ora: 22:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj bëri ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, duke u quajtur “çoban”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se liria e shprehjes në Kosovë është e garantuar me kushtetutë, por që nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit me të cilin kemi miqësi të përjetshëm, përcjell Bota sot.

“Republika e Kosovës është shtet demoktratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme. HTH”, ka shkruar Thaçi./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat