Stoltenberg dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq

Aktuale

Stoltenberg dënon vrasjen e Oliver Ivanoviq

Më: 18 janar 2018 Në ora: 23:00
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit do të vazhdojë të ndihmojë në stabilizimin e vendit.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni ai ka bërë thirrje për qetësi.

“Vrasja e Oliver Ivanoviq me të vërtetë ka qenë një shembull se situata në Kosovë nuk është ende ku ne duam të jetë, prandaj NATO fuqishëm e dënon vrasjen e Ivanoviq”.

“Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit për vrasjen të dënohen dhe të dyja palët të tregojnë qetësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat