E thotë deputeti i LDK-së: Nasim Haradinaj po flet në emër të treshes në krye të shtetit

Aktuale

E thotë deputeti i LDK-së: Nasim Haradinaj po flet në emër të treshes në krye të shtetit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 00:00
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Avdyli thotë se Fyerje për shtetin e Kosovës dhe “pështyrje në fytyrë” e ka cilësuar deklaratën e Nasim Haradinajt ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Haxhi Avdyli.

Megjithatë, në “Interaktiv”, ai ka shprehur bindjen se Haradinaj vetëm po e thotë atë që e mendojnë aktualisht krerët më të lartë të shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, e kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Kësisoj, ai e ka quajtur numrin dy të veteranëve kukull të politikës, që punon vetëm kur i jepet sinjali.

“Kjo deklaratë është një fyrje për shtetin e Kosovës. Është pështyrje në fytyrë e miqve të Kosovës që kanë bërë që ne të jemi këtu, me të cilët lidhet edhe ekzistenca jonë si shtet. Për ata që nuk kursyen asgjë, që për 78 ditë e net bombarduan Serbinë, kur ne nuk ishim në gjendje as një qytet ta marrim vet”, ka thënë Avdyli.

Ai ka thënë se kur fyhet ambasadori i një shteti është sikur fyhet i gjithë shteti.

Sipas Avdylit vetëm tre veta në botë sot e quajnë SHBA-në “palaço”.

“Kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong–un, i cili bile ka bombë atomike, Asadi në Siri dhe Nasim Haradinaj në Kosovë”.

“Megjithatë, Nesim Haradinaj nuk duhet të merret seriozisht. Një analfabet politik që ëshët krijuar si një lloj kukulle. Shoqata është e krijuar për t’u marrë me halle e probleme të veteranëve, e jo për t’u marrë me politika të mëdha të shtetit”, ka thënë Avdyli, që njëkohësisht është kryetar i degës së LDK-së në Prizren.

Me ironi Avdyli ka thënë se megjithatë Nasim Haradinaj nuk ka faj.

“Sepse prapa tyre (Shoqatat e Veteranëve v.j.) janë Hashthim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Nasim haradinaj është duke folur me zërin e tyre, por vetëm ata nuk po e thonë këtë që po e thotë Nesim Haradijnaj. Këta liderë duhet të dalin hapur dhe ta thonë, e jo ta vendosin fatin e Kosovës në rrezik. Zhbërja e Speciales është provokim jo vetëm për SHBA-në por edhe për vet qenësinë e Kosovës, ku qytetarët po ndjehen të pasigurt çdo ditë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova ka investuar me dekada në miqësinë me Amerikën, “e sot pas 20 vjetësh që kur është kryer lufta, të dalë një person t’ia qet faqen e zezë Kosovës është e papranueshme”.

nuk flet në emër tim, se sa për informatë edhe vet jam veteran, e as në emër të veteranëve të tjerë por vetëm në emër të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt. Atyre, në momentin që ju duhet për pazare të veta vetëm e shtypin si pullë dhe këta ia nisin me u marrë me politika të mëdha”.

Avdyli ka thënë se është për keqardhje edhe deklarata e Haradinajt për vrasjet e pasluftës, e aq më tepër mostërheqja e tij nga ato fjalë.

“Të mos shprehësh keqardhje për humbjen e jetës së njeriut është vërtetë jo humane e jo morale. Kjo tregon s’e ata kanë humb rrugën, tregon që urrejtja ndaj LDK-së është shumë e madhe, dhe si duket qifti i këtyre njerëzve më shumë janë marrë me njerëzit e LDK-së se sa me armikun edhe gjatë luftës”, ka thënë Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat