Avdyli flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Aktuale

Avdyli flet për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës

Më: 19 janar 2018 Në ora: 00:12
Haxhi Avdyli, Isa Mustafa dhe Selim Kryeziu

Haxhi Avdyli i LDK-së, në Interaktiv foli edhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Ka thënë se ai është drejt përmirësimit.

“Gjendja e tij është drejt stabilizimit, ka përmirësime. Trajtimi po shkon mirë gjendja psikologjike është mirë. I duhet edhe pak rehabilitim i cili do të zgjatë disa ditë, disa ditë tjera do t’i kryejë në Kosovë”, tha ai e shtoi se rehabilitimi fizik mund të zgjatë, por konsultat e vendimet mund t’i bëjë edhe tani.

“Ende nuk dihet diagnoza e saktë. E ka dëmtuar pak sistemin muskulor”, shtoi ai.

Ndërkaq pse ai nuk u trajtua në Kosovë por në Gjermani, ai tha se QKUK-ja nuk i plotëson të gjitha kushtet.

“Ky është parimi bazë i të drejtave të njeriut. Është evidente që nuk është më mirë në QKUK se të trajtohet në Gjermani”, tha ai.

“Sëmundja e tij mund të trajtohet në QKUK, por kushtet nuk janë të mira sa për t’u trajtuar një ish-kryeministër”, tha ai.

Ai ka shtuar se Mustafa nuk ka pasur nevojë për ndihmë nga Qeveria e Kosovës, pasi vetë familja ia ka dalë mbanë t’i paguajë të gjitha shpenzimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat