Shpend Ahmeti u përgjigjet fjalëve se ai do të shkojë në AAK

Aktuale

Shpend Ahmeti u përgjigjet fjalëve se ai do të shkojë në AAK

Më: 19 janar 2018 Në ora: 00:42
Shpend Ahmeti

Ditëve të fundit është raportuar nga mediat se edhe anëtari i Kryesisë së VV-së, Shpend Ahmeti do të japë dorëheqje nga funksionet në këtë parti dhe se do t’i bashkohet AAK-së.

Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Ahmeti, duke thënë se ka pasur mundësinë që edhe më herët të shkonte në AAK, por  ka zgjedhur Vetëvendosjen.

”AAK është subjekt i Kosovës, tashmë edhe në Qeveri. Me shku në AAK unë jam i nderuar dhe kam pasur mundësinë të hy edhe më herët, por kam shkuar në VV. Sepse e shoh si potencialin kryesor për të sjellur ndryshime në Republikën e Kosovës’’, ka theksuar Ahmeti në RTV Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat