Avdyli: Kosova s’ka kaçik të veprojë kundër Amerikës për Specialen

Aktuale

Avdyli: Kosova s’ka kaçik të veprojë kundër Amerikës për Specialen

Më: 19 janar 2018 Në ora: 00:43
Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se Kosova nuk ka fuqi që të veprojë kundër mendimit të Amerikës sa i përket Gjykatës Speciale.

Në Interaktiv, Avdyli ka thënë se nëse zhbëhet Gjykata Speciale, kthim prapa do të ketë vetëm Kosova si shtet, por jo Specialja, që “është e pakthyeshme”.

“Nuk ka shqiptarë që i gjykohet kësaj gjykate. Ishte Haga, ishte viti 2015. Nuk ka pasur kurrfarë reagimi. Por Hashim Thaçi i detyroi deputetët të votojnë dy herë për ta kaluar. Çka ndodhi tash? E njëjta është. Pse duhet tash në një kohë kur s’mund të kthehet? Tash mund të kthehet Kosova, por jo Specialja. Pse ta kthejmë Kosovën prapa? Është dashur shumë më herët që përmes diplomacisë ta rregullojmë këtë çështje. Është e padrejtë, por është vonë. S’kemi kaçik të shtyhemi me Amerikën e Evropën. Jemi shtet i brishtë. Jemi të varur nga ndihma e ndërkombëtarëve. Të gjitha janë fryt i Amerikës dhe evropianëve”, ka thënë ai. “Mes bashkëpunimit me Amerikën dhe diçkaje tjetër, ne duhet ta zgjedhim aleatin tonë kryesor. Nëse e humbin këtë po e humbim shtyllën kryesore të shtetit”.

Avdyli ka deklaruar se presidenti “Hashim Thaçi ka ndryshuar qëndrim për Gjykatën Speciale sepse tash nuk ka garanc për vete, siç kishte më 2015”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat