Shqiptarja e parë e Kosovës që merr vizë emigruese amerikane

Aktuale

Shqiptarja e parë e Kosovës që merr vizë emigruese amerikane

Më: 19 janar 2018 Në ora: 00:52
Edita

Derisa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur problem që të marrë vizën për Amerikë, një shqiptare e Kosovës, është pajisur me vizë emigruese amerikane.

Lajmin e ka dhënë Ambasada amerikane në Prishtinë. “Njihuni me Editën, banoren e parë të Kosovës që ka marrë një vizë emigruese (IV) në Ambasadën e Prishtinës. Ajo është e martuar me një qytetar amerikan dhe do të udhëtojë në Nju Jork për të jetuar me burrin e tij. Ambasada amerikane ka filluar punën në Prishtinë, dhe tashmë qytetarët nuk kanë nevojë që të shkojnë në Shkup”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Facebook.

Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që nëse kanë diçka të paqartë t’i drejtohen ambasadës për vizë turistike apo si student.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat