PSHDK kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe prishjes me miqtë e Kosovës

Aktuale

PSHDK kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe prishjes me miqtë e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:28
PSHDK

Partia Shqiptare Demoristiane e Kosovës, përmes një reagimi për media, është shprehur e shqetësuar për zhvillimet politike në vend, pas tentimit të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

PSHDK ka thënë se është kundër shfuqizimit të kësaj Gjykate, duke theksuar se është kundër çdo individi a grupi të caktuar, të cilët punojnë për të prishur raportet me miqtë e Kosovës, përcjell Bota sot.

Më poshtë reagimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Kosovës dhe anëtar të PSHDK 

Partia Shqiptare Demoristiane e Kosovës, me shqetësim është duke përcjellur situatën politike dhe të sigurisë në vend. Situata nëpër të cilën po kalon Kosova është shum e brisht, andaj duhet përkushtim dhe menquri në veprimet që bëhen, qoftë nga udhëheqësit e institucioneve shtetërore, organizatat e ndryshme, partitë politike dhe nga populli. PSHDK nuk pajtohet me kërkesën për shfuqizimin e ligjit për gjykatën speciale, pavarësisht se mundë të kemi dilema për mënyrën si do të funksionoj kjo gjykatë. Ligji në fjalë, të cilin po tentohet te shfuqizohet, nuk ka ardhur nga ndonje vend tjeter , por është miratuar nga parlamenti i Republikës së Kosoves në vitin 2015. Nëse ligji ka qenë në dëm të vendit , pse atëher është votuar nga dy të tertat e deputetëve të parlamentit ? Pse tani kërkohet të shfuqizohet një ligj mbi bazën e të cilit jan nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare? dhe jan dhënë zotime nga krerët më të lartë të shtetit, se do të zbatojnë obligimet që dalin nga
qdo marrëveshje, e cila arrihet në mës Kosoves dhe partnerëve ndërkombëtar. Kjo inisiativë do ta dëmtoj Kosovën në të gjitha sferat e jetës ,si në ato, politike , ekonomike , diplomatike etj. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm për rëndësinë e marrëveshjeve ndërkombëtare. 

PSHDK e vlerson lartë përkrahjen e vendeve mike të Kosovës, të cilët u angazhuan ushtarakisht dhe politikisht, për të çliruar popullin nga dhuna Serbe. Pa mbështetjen e vendeve mike, në krye me SHBA, BE dhe NATO, Kosova nuk do të ishte e lirë. Liria e Kosovës, është fituar, falë sakrificësë të popullit të shum vuajtur shqiptar, politikes se menqur të udhëhequr nga preidenti Ibrahim Rugova dhe luftës së djemeve dhe vajzave, të cilët rrokën armët duke u rreshtuar në ushtrinë çlimirtare të Kosovës. Por, pa angazhimin e forcës më të madhe ushtarake të botës NATO, në të cilën ushtri , u angazhuan djemt dhe vajzat e miqëve tanë nga- SHBA, BE dhe disa vendve tjera, duke sakrifikuar jetën e tyre, liria nuk do të fitohej në Kosovë . Eshtë nder dhe kulturë e shqiptarit, që shpëtimtarin me e trajtuar si mikun më të mirë, duke e falenderuar brez pas brezi për ndihmën që I ka dhënë . Mos ti harrojmë fjalët e menqura të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, kur thoshte, Kosova
është mirënjohëse për jetë aleatëve të sajë dhe do të ruaj miqësinë me BE, NATO , por e veqonte , miqësi të përherëshme me SHBA. Nuk ka të drejtë askush, të cenoj apo të prishë miqësinë që e ka lidhur populli i Kosovës me ato vende që e shpëtuan . Pavaresia e Kosovës nuk do të njihej nga mbi 110 shtete të botë, po të mos ishte lobimi i SHBA dhe vendeve të BE.
 
PSHDK është kundër qdo idividi, apo grupi të caktuar, të cilët punojnë për të prishur raportete me miqtë tanë ndërkombëtar. PSHDK kërkon nga institucionet e vendit, që të angazhohen në plotësimin e premtimeve që kan dhënë në fushatë zgjedhore , sepse mbi bazën e atyre premtimeve jan zgjedhur pë të udhëhequr me institucionet e Kosovës. Populli është në situatë shum të rëndë ekonomike dhe sociale. Populli nuk është fajtorë pse Kosova është e izoluar. Përgjegjës kryesor jane udhëheqësit e vendit. Liberalizimi I vizave është premtuar që nga viti 2010, duke u zotuar se branda 15 muajve do të levizim lirisht. E njejta gje eshte premtuar ne zgjedhjet e fundit, duke siguruar se pasi të vijë në pushtet do te leveizim pa viza brenda 3 muajve.  PSHDK e përkrah qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës- LDK , partive politike, shoqerise civile dhe qytetarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë që të mos rrezikohet shtetësia e Kosovës dhe të ruhet miqësia me vendet aleate perëndimore. PSHDK kërkon nga liderët e institucioneve të vendit, të punojne për të mirën e Kosovës dhe shtetndëtimit të sajë.

Qendra per informim i PSHDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat