“Nuk është rastësi bashkëpunimi i Ramush Haradinajt me kriminelët serb”

Aktuale

“Nuk është rastësi bashkëpunimi i Ramush Haradinajt me kriminelët serb”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 20 janar 2018 Në ora: 11:22
Milan Radojiçiq dhe Ramush Haradinaj

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq ka akuzuar Milan Radojiçiq se qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Radojiçiq është njëri nga kriminelët e veriut të Kosovës, kundër të cilit janë mbi 50 dosje hetimore për krime të ndryshme përfshirë trafikim të drogës. Kryeministri, Ramush Haradinaj ishte takuar me të në tetor të vitit të kaluar për të kërkuar mbështetjen e Listës Serbe për të si kryeministër. Haradinaj e ka pranuar se e ka bashkëpunëtor Radojiçiqin, ani se ai është i dënuar për rrahje të policëve të Kosovës.

Analistët politik, mendojnë se bashkëpunimi i Ramush Haradinajt dhe krerëve institucional të shtetit me kriminelët serb të Veriut, është e qëllimshme dhe nuk është e rastit.

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë për “Bota sot” se bashkpunimi i Haradinajt me Milan Radojiçiqin është e qëllimshme pasi koalicioni që e solli Ramushin në pushtet është bërë në Veri e jo në Prishtinë.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se qëllimisht Ramushi ka bashkëpunuar me Radojicin, pasi koalicioni qe e solli Ramushin ne pushtet është bërë ne Veri e jo ne Prishtinë. Radojiciqi është ndër kryesorët në Veri, aty ku bizneset lulëzojnë me të madhe dhe rrjedhimisht kjo i ka afruar edhe me shume Ramushin me kriminelët në Veri. Besoj se bashkëpunimi i Ramushit me strukturat ne Veri daton më herët për shkak të lidhjeve biznesore që kanë, dhe kjo i ka mundësuar qe te përfshihen bashke ne koalicion. Këto janë veprime te papranueshme, një kryeministër duhet te ketë synim shuarjen e strukturave paralele e jo te bashkëpunojë me ta. Kjo vetëm sa e legjitimon ndarjen e Veriut, derisa Kosova tkurret edhe më shumë si territor”,-potencoi Mehmeti.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri, duke folur për “Bota sot”, mendon se nuk është e rastit e as ndonjë befasi bashkëpunimi i “krahut të luftës” me strukturat kriminale serbe të nëntokës në Veri. Ai gjithashtu përmend milionat e qarkulluara pëmes tregut të paligjshëm të duhanit, drogës, derivateve dhe mallrave të tjerë.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk është e rastit e as ndonjë befasi bashkëpunimi i liderëve te politik dhe institucional që vijnë nga partitë e të ashtuquajturit "krahu i luftës" me strukturat kriminale serbe te nëntokës nga pjesa veriore e vendit. Përveç aspektit politik për te siguruar mbështetjen e subjekteve politike serbe që kontrollohen dhe dirigjohen nga kriminelet e tipit te Milan Radojciqit,po ashtu kanë bërë qarkullim miliona dollar nga tregtia e paligjshme si trafikimi i drogës,duhanit,derivateve,dhe mallrave të tjerë. Pra ky është edhe motivi i bashkëpunimit të kryeministrit Haradinaj me Milan Radojciq ashtu siç bashkëpunuan edhe Thaçi dhe SHIK-u i Kadri Veselit”,-tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat