Nesër votohet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Nesër votohet për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:41
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje do të votojnë nesër sipas parimit një anëtar–një votë nëpër vendvotimet që do të hapen në komunat e ndryshme të Kosovës dhe në mërgatë.

Sipas VV-së, vendvotimet brenda Kosovës do të hapen të dielën nisur nga ora 10:00 e mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00.

“Të gjitha adresat e këtyre vendvotimeve janë bërë tashmë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të Qendrave të Lëvizjes në Kosovë. Ndërsa orari i vendvotimeve që do të hapen të dielën në Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, në mërgatë ndryshon sipas shtetit ku veprojnë Qendrat tona dhe hapësirave të vëna në dispozicion për procesin e votimit.  Të gjitha oraret dhe adresat e vendvotimeve të Qendrave tona në mërgatë gjithashtu janë bërë publike për anëtarësinë nga Komisionet Zgjedhore Ad Hoc të këtyre Qendrave. Pas mbylljes së procesit të votimit ditën e diel, do të fillojë procesi i numërimit të votave. Me përfundimin e numërimit të votave, KZP-ja do të bëjë shpalljen e rezultateve paraprake për votat “për”, “kundër” dhe “abstenim” në lidhje me kandidaturën për kryetar të deputetit Albin Kurti”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të shprehin këtë të diel vullnetin e tyre të lirë demokratik duke votuar anekënd Kosovës dhe në mërgatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat