Vuçqi në Kosovë shoqërohet nga drejtori i Agjencisë së Informacionit për Siguri

Aktuale

Vuçqi në Kosovë shoqërohet nga drejtori i Agjencisë së Informacionit për Siguri

Më: 20 janar 2018 Në ora: 14:49
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur vizitën në Kosovë dhe së bashku me të është edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe drejtori i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë Bratisllav Gashiq.

Vuçiq në orët e pasdites do të vizitojë Laplje Selo, ku në Shtëpinë e Kulturës do të bisedojë me qytetarë serbë.

Ai njoftoi vizitën e tij në Kosovë të martën, pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili pasoi vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare të Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq u vra nga një armë zjarri kur persona të panjohur qëlloi kundër tij.

Ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba përpara selisë së partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat