Policia reagon ndaj shkrimeve të mediave serbe e ruse: S’ka të arrestuar në Llapnasellë

Aktuale

Policia reagon ndaj shkrimeve të mediave serbe e ruse: S’ka të arrestuar në Llapnasellë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:00
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka mohuar lajmin në mediat serbe se në Llapnasellë, kanë ndaluar shqiptarë të cilëve iu janë gjetur armë, duke sqaruar se vetëm ka ndaluar një automjeti civil i cili ka penguar qarkullimin e delegacionit.

Sipas Policisë, rreth 13.05 minuta, njësia në lëvizje e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Veternik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.

“Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme.  Vlen të potencohet se nuk ka qenë eskorta e presidentit të Serbisë pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri”, thuhet në sqarimin e Policisë.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat