Qytetari i shkruan Haradinajt: Vuçiçi hyri në territorin e Kosovës, pse nuk keni guxim ta arrestoni?

Aktuale

Qytetari i shkruan Haradinajt: Vuçiçi hyri në territorin e Kosovës, pse nuk keni guxim ta arrestoni?

Nga: H.O. Më: 20 janar 2018 Në ora: 15:50
Ramush Haradinaj

Sot kryeministri i Kosovës ka marr pjesë në homazhet për nder të veprimtarit Jonuz Musliu, ish-komandant i UÇMPB-së dhe Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Këtë vizitë të tij, Haradinaj e ka publikuar në rrjetet sociale.

Megjithatë ai ka marrë komente e kritika të ndryshme. Qytetarët kanë shfryrë mllefin e tyre për secilin problem që i shqetëson. Qytetarët më së shumti e akuzuan për lejen e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ramush vuçiçi paska hy sot në territorin e Kosovës, përse nuk e arrestuat apo ska guxim njeri ti arrestojë vrasësit dhe autoret e genocidit ndaj popullatës Shqipëtare, vetem Shqiptaret arrestohen" kjo ska vënd ku të rri, mos i thoni vetes mbrojtës i popullit të Kosovës dhe kufijve të saj, komandojnë te huajt si atje në Prishtinë po ashtu edhe në Tiranë..”, shkruan një komentues në facebook./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat