Reagon Kimete Berisha: Përse Kryeministri duhet të takohet me mafioza, në emër të kujt?

Aktuale

Reagon Kimete Berisha: Përse Kryeministri duhet të takohet me mafioza, në emër të kujt?

Më: 20 janar 2018 Në ora: 16:37
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka hedhur kritika rreth takimit të Haradinajt me Milan Radojiçiq.

Berisha përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se takimi nuk është zyrtar dhe kësisoj aq shumë është degraduar vendi sa mafiozët serbë vendosin për qeverinë e Kosovës, nëse duhet të ekzistojë apo jo.

Sipas Berishës, nëse sot do të donte Radojiçi Qeveria e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Në fund të takimit, Ramushi ka pas 'nderin' m'i ja pagu kafen shokut të tij mafioz Milan Radojiçiqit.

Që e ka shok e jo koleg, tregojnë body-maicat e pambukut që i kishin pas veshur mangupat në Tiffany, si m'u marrë vesh 'çka me veshë'.

Të ishte takim zyrtar, ishin hy këta n'setra, ishin taku në ndonjë zyre, ose së paku një ndërmjetësues mes tyre ish dasht me qenë.

Të dytë me një palë mend, ende me 
'mishiça' kryejnë punë, ta çojnë tugun, kur si bisha i reklamojnë si vlerë e shtuar ato duar të trasha sa lisi.
Plus përngjajnë fizikisht.

Kaq shumë ka degraduar gjithçka, sa mafiozët serbë vendosin sot për qeverinë e Kosovës a me ekzistu a mos me ekzistu. 
Sot me dasht Millan Radojici, bjen qeveria e Kosovës.

Që kanë lulëzuar kaq shumë lidhjet mafioze shqiptaro-serbe, e që dalin plus hanë e pinë ashiqare me njëri-tjetrin ditë'm drekë midis Prishtinës, s'e kemi ditur.

P.S. Menjëherë pas luftës (a po ju kujtohet), u pat përhapur legjenda dukagjinase se 'sikur të ishte Ramushi mitrovicali, Mitrovica nuk do te ndahej.

E ky, doli që u bë shok e jaran me kryemafiozët që e ndanë me dhunë dhe e mbajnë të ndarë me dhunë Mitrovicën.

Çka ka me lyp ky m'u taku me mafioza! Në emër të kujt takohet me ta?

Gjithqysh s'bën pa e marrë aminin e mafiozëve serbë, a çka është puna!?

Pse ish Kryeministri nuk u 'detyrua' të takohet me mafiozë!

Cili njeri normal bën hesape politike me mafinë serbe!

Nëse e ardhmja e jonë u varka prej disponimit të mafisë serbe, kush jemi ne, përveç një grumbull letargjikësh...të rënë në depresion të thellë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat