Vëllai i Rexhep Selimit flet për plagosjen

Aktuale

Vëllai i Rexhep Selimit flet për plagosjen

Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:06
Islam Selimi

Në nisje të bisedës Selimi ka sqaruar se lëndimi I tij është një gërvishtje sipërfaqësore në krahun e majtë. “Është vetëm një gërvishtje kam qëndruar për rreth një orë në spital dhe jam liruar për në shtëpi” ka thënë Selimi. Duke sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja ai ka thënë se dorasin e njeh qe 20 vite. “Kam shku tek shtëpia e tij për të diskutuar rreth një borxhi dhe ka eskalu incidenti” ka rrëfyer Selimi.

Duke mos sqaruar borxhin ai ka treguar se në shtëpinë e dorasit ka shkuar i vetëm dhe pa ndonjë përcjellës tjetër.

Ai është i bindur se qëllimi i dorasit nuk ka qenë që ti shkaktoj lëndime të mëdha madje vë në pikëpyetje nëse shkrepja e armës ishte aksidentale.  

“Më kanë thënë se ai ka qenë nënë ndikimin e alkoolit dhe besoj që edhe shkrepja ka ardhur si pasojë e kësaj “ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se qeshja tashmë është e tejkaluar dhe pret që të ulet dhe të bisedoj me dorasin për sqarimin e rastit.

Islam Selimi ishte plagosur të premten derisa kishte shkuar në familjen e Xhevat Nuhiut. Kishte përfunduar në QKUK.

Nuhiu është arrestuar ndërsa familjarët kanë thënë  se vëllai i Rexhep Selimit kishte shkuar në shtëpinë e tyre duke e sulmuar Xhevatin.

Islam Selimi i kishte shkuar Xhevat Nuhës në shtëpi. Aty edhe kishte filluar përleshja fizike, ku më pas Selimi që është vëllai i deputetit të VV-së, e kishte goditur Nuhën me shipkë të hekurit. Ky i fundit ka shkrepur me armë zjarri duke e lënë të plagosur Islamin. Këtë shpjegim e ka dhënë djali i Xhevat Nuhës.

“Islami ka ardhur te shtëpia, ka pasë përleshje fizike. Në oborrin tonë ka ndodhë ngjarja. I ka rënë babës me shipkë të hekurit. Ka reaguar në vetëmbrojtje”, ka thënë Gjergj Nuha.

Në gjithë këtë situatë, Gjergji thotë se nuk mund të flasë për detaje të tjera të rastit pasi është këshilluar nga familjarët dhe hetuesia. Krejt këto sipas tij do të sqarohen nga vetë Xhevat Nuha.

“Nuk po kam qejf me tensionu situatën, se boll është tensionu”, thotë Gjergj Nuha.

Edhe pse Xhevat Nuha shtiu me armë zjarri në kraharorin e djathtë të Islam Selimit, ky i fundit ndihmën e parë e mori nga familjarët e Nuhës, më pas u dërgua në spital.

Gjendja e Islam Selimit është jashtë rrezikut për jetë dhe se i njëjti është liruar nga QKUK-ja.

Media mëson se Xhevat Nuha në vazhdimësi ka marrë mesazhe kërcënuese nga vëllai i Rexhep Selimit, Islami. Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se motivet e para për sulmin kanë ardhur për shkak se viktima dhe i plagosuri kishin probleme financiare.

Të njejtat burime motivin e plagosjes, obligimin financiar e quajnë haraç.

Në një deklaratë për media, Rexhep Selimi ka njoftuar se gjendja shëndetësore e vëllait është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat