Pal Lekaj lajmërohet nga tereni, ka një porosi për qytetarët

Aktuale

Pal Lekaj lajmërohet nga tereni, ka një porosi për qytetarët

Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:34
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar disa nga qytetet në Kosovë, ku edhe kanë intervenuar për të bërë rrugët e kalueshme.

Lekaj ka thënë se ishte për ti parë nga afër rrugët dhe menjëherë kanë intervenuar për lirimin e tyre.

'Në çdo rrugë nacionale dhe rajonale është intervenuar, me përjashtim të një pjese të rrugës për Brezovicë, ku kolonat e gjata të makinave na e kanë pamundësuar një gjë të tillë deri tani', ka thënë Lekaj.

Ai po ashtu ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

'Pavarësisht intervenimeve, ftoj qytetarët të kenë kujdes të shtuar sepse vazhdimisht ka të reshura të borës', tha kështu Pal Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat