Kryeministri Haradinaj thotë se dërgoi FSK-në dhe Policinë në Brezovicë për të evakuuar nxënësit

Aktuale

Kryeministri Haradinaj thotë se dërgoi FSK-në dhe Policinë në Brezovicë për të evakuuar nxënësit

Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:40
Brezovicë

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se pasi ka marr lajmin për ngujimin e nxënësve të disa shkollave të mesme në Brezovicë, ka bërë thirrje që të intervenohet.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se njësitet e FSK-së dhe Policia e Kosovës tanimë janë atje dhe kanë evakuuar nxënësit dhe kanë hequr zhbllokuar rrugën.

Ja postimi i Haradinajt:

Sot me të marrë lajmin se në Brezovicë një autobus me nxënës kishte rrëshqitur e disa autobus të tjerë ishin bllokuar nga te reshurat e mëdha të borës, u kam bërë thirrje për të intervenuar të gjithë mekanizmave të sigurisë së vendit.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Policin? e Kosovës, kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit, si dhe kanë debllokuar rrugën.

Të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion, i falënderoj për gatishmërinë dhe i përgëzoj për profesionalizmin e lartë.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat