“Agjenturat e huaja, po tentojnë destabilizimin e Kosovës”

Aktuale

“Agjenturat e huaja, po tentojnë destabilizimin e Kosovës”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 janar 2018 Në ora: 22:47
Vetura nga e cila dyshohet se u vra Ivanoviq

Analisti politik Leon Duhanaj, ka vlerësuar se situata politike në vend, është e brishtë.

Ai, duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, si arsye për këtë situatë, ka përmendur edhe Gjykatën Speciale dhe vrasjen e liderit të Iniciativës qytetare serbe, Oliver Ivanoviq.

Marrë parasysh këto, siç ka thënë Duhanaj, edhe agjenturat e huaja, nuk ndalojnë së vepruari në dëm të shtetit të Kosovës.

Image
Leon Duhanaj

“Situata politike në vend është tejet e brishtë për arsye se, politika vendore, është duke u marrë me vetveten dhe pothuajse në të gjitha pikat apo temat kyçe ka kontraversitet dhe amulli, që ndikon në shtimin e pasigurisë për qytetarët dhe vendin. Është çështja e Gjykatës Speciale, e cila e ka ndikuar mjaftë vendimmarrjen në vend. Duke patur parasysh këto rrethana, edhe agjenturat e huaja, të cilat asnjëherë nuk ndalojnë se vepruari në dëm të shtetit të Kosovës në veçanti dhe shqiptarëve në përgjithësi. Tani lirisht mund të konkludojmë të tilla rryma, janë në veprim e sipër, sidomos pas aktit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Duhanaj për “Bota sot”.

Duhanaj ka theksuar se vrasja e Ivanoviqit, ka për qëllim destabilizim e Kosovës, ndërkohë që ka kërkuar që shqiptarët të mos bëhen pjesë e lojërave të fëlliqura.

“Kjo vrasje, ka për qëllim destabilizimin e Kosovës. Këndej është e udhës që ta ruajmë qetësinë dhe të mos bëhemi pa dashje pjesë e lojërave të flliqta antishqiptare”, ka shtuar Leon Dunahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat