Sefaj reagon pas situatës së krijuar në Brezovicë

Aktuale

Sefaj reagon pas situatës së krijuar në Brezovicë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 23:20
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka përgëzuar institucionet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë në nivel të lartë të detyrës.

“Dua t’i përgëzoj institucionet e rendit dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë në nivel të lartë të detyrës. Sot gjatë gjithë ditës isha në koordinim me Policinë e Kosovës, e cila në mënyrë profesionale po kujdeset për mbarëvajtjen e vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuqiq, i cili ende vazhdon të gjendet në territorin e Kosovës.

Po ashtu angazhimi i njësiteve të Policisë së Kosovës nuk ka munguar as në mënjanimin e rrezikut me të cilin u ndeshen disa autobusë në Brezovicë si pasojë e reshjeve të borës, ku në koordinim me FSK-në, ka kryer me shumë sukses operacionin për lokalizimin e aksidentit dhe ka evakuuar nxënësit”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat