Zgjedhjet për kryetar të VV-së, nis procesi i numërimit

Aktuale

Zgjedhjet për kryetar të VV-së, nis procesi i numërimit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:18
Votimet në Vetëvendosje

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot zgjedhjet për kryetar të partisë, ku kandidat i vetëm për kryetar t partisë në mandatin e ardhshëm trevjeçar ishte Albin Kurti.

Pas mbylljes së vendvotimeve ka nisur proces i numërimit.

Komisioni Zgjedhor Ad-hoc i formuar për të përcjellë procesin zgjedhor është duke marrë rezultate nga të gjitha qendrat e degëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Askush nuk ka Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar të flasë rreth rezultateve preliminare dhe kohën kur do të dihen ato.

VV: Votimi në zgjedhjet e brendshme po vazhdon i rregullt

Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se procesi i votimit në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Sipas komisionit, të gjitha vendvotimet në Kosovë janë hapur sot në ora 10:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

“Njëkohësisht votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt edhe jashtë Kosove në Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mërgatë. Deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë nga vendvotimet dhe anëtarët, dhe procesi po zhvillohet me një interes të veçantë të shprehur nga anëtarësia. Shfrytëzojmë rastin të ftojmë edhe një herë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të dalin sot në votim për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për përcaktimin e drejtimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Voton Albin Kurti, fton të gjithë anëtarët të vendosin pa imponime

Komisioni Zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton se procesi i votimit në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, po zhvillohet në mënyrë të rregullt. Të gjitha vendvotimet në Kosovë janë hapur sot në ora 10:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Njëkohësisht votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt edhe jashtë Kosove në Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, në mërgatë. Deri tani nuk është paraqitur asnjë ankesë nga vendvotimet dhe anëtarët, dhe procesi po zhvillohet me një interes të veçantë të shprehur nga anëtarësia.

"Shfrytëzojmë rastin të ftojmë edhe një herë të gjithë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të dalin sot në votim për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për përcaktimin e drejtimit të Lëvizjes Vetëvendosje,", thuhet në njoftim.

Voton Albin Kurti, fton të gjithë anëtarët të vendosin pa imponime

Kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi që ka votuar në shkollën fillore “Naim Frashëri”, ka ftuar të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që të zgjedhin lirshëm e të përcaktohen në mënyrë demokratike.

I pyetur se nëse i fton që të votojnë edhe gjithë ata që janë dorëhequr nga pozitat në Vetëvendosje, Kurti ka thënë se është e drejtë e secilit anëtarë që të votojë dhe se kjo e drejtë është mirë të shfrytëzohet nga të gjithë.

Kurti: Ftoj të gjithë anëtarët të zgjedhin lirshëm

“Tetë klasat e shkollës fillore i kam mbaruar pikërisht këtu në shkollën “Naim Frashëri”, në të cilën erdha sot për të votuar në zgjedhjet e brendshme, të lira, e demokratike të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat në njërën anë janë obligim i yni statutor dhe në anën tjetër paraqesin demokraci të thellë për shkak se në Vetëvendosje kryetari zgjidhet me mënyrën një anëtar një votë. Unë e shfrytëzova të drejtën, e përdora mundësinë që të votoj dhe i ftoj të gjithë anëtarët e Lëvizjes sonë që në këtë ditë të bardhë të zgjedhin lirshëm e të përcaktohen në mënyrë demokratike. Lëvizja Vetëvendosje është jo vetëm subjekti më politik, më social, më patriotik, por është njëkohësisht edhe subjekti më demokratik në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Ndërsa, ai ka refuzuar të flas se a do të ndikojnë këto zgjedhje të brendshme për të zgjidhur problemet me të cilat tash e sa kohë po përballet Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti: Herëve të tjera për tema të tjera

“Herëve të tjera për tema të tjera, sot anëtarët duhet të vendosin lirshëm, pa imponime, udhëzime e orientime nga kushdo qoftë”, tha ai.

Përndryshe, të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje sot votojnë për të zgjedhur kreun e tyre. Votimi për kryetar ka filluar me kohë në të gjitha qendrat e Prishtinës.

Shpend Venhari ushtrues detyre i kryetarit të qendrës së Prishtinës, ka bërë të ditur se në 26 pika votimi sa janë në Prishtinë procesi i votimit ka filluar me kohë.

Venhari: Në ora 10 hapen pikat për votim

"Organizimi ka shkuar jashtëzakonisht në rregull, ka ekzistuar një vullnet i jashtëzakonshëm tek aktivistët. Sot herët në  mëngjes të gjithë personat përgjegjës kanë ardhur për t’i mbledhur materialet qysh në ora 08:00, siç e dimë në ora 10:00 hapen pikat për votim. Këtu në këtë qendër, në zyrën e qendrës votojnë anëtarët e Vetëvendosjes së qendrës së Prishtinës, qendrës së re dhe qendrës së zyrës. Në një fletëvotim janë 84 anëtar, në tjetrën janë 188 anëtar me të drejtë vote", bëri te ditur ai.

Po ashtu, Venhari tha se procesi i votimit ka filluar në të gjithë Kosovën.

Venhari: Organizimi në gjithë Kosovën ka shkuar në rregull

"Organizimi në gjithë Kosovën ka shkuar në rregull, tash besoj që anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje veç kanë filluar të votojnë, ashtu si ne këtu që e pat që veç votuesit e parë qysh në orën 10:00 veç votuan", tha ai.

Zgjedhjet e brendshme të jashtzakonshme në Lëvizjen Vetëvendosje erdhën pas paknaqësive dhe dhe dorëheqjes së ish-kryetarit Visar Ymeri dhe anëtarëve të tjerë në Lëvizje.

Image

***

Kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Ndonëse Kurti është kandidat i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, ai i ka cilësuar zgjedhjet brenda partisë si demokratike, duke i ftuar të gjithë që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e partisë.

Kurti ka ftuar edhe të larguarit e fundit nga organet e partisë që të votojnë dhe të kryejnë obligimin statutor.

Hysen Durmishi voton për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Hysen Durmishi ka qenë njëri nga të parët që ka votuar në procesin zgjedhor të Vetëvendosjes që ka nisur këtë të diele në ora 10.

Durmishi para gazetarëve nuk ka folur për thyerjet në këtë parti, por ka thënë se nuk do ta ndalin punën që ta shtrijnë sa më shumë këtë parti në Kosovë.

Durmishi, që është mbështetës i Kurtit, ka thënë se do të rriten edhe më shumë.

“Unë sapo  e shfrytëzova të drejtën time dhe i ftojë të gjitha aktivistët dhe anëtarët e VV-së që të dalin në mënyrë sa më masive që ta zgjedhin kryetarin e VV-së.  Natyrisht që ne nuk e kemi ndal punën, jemi në proces zgjedhor, dhe platformën politike që e ka prezantuar kandidati, unë besoj se së bashku do ta vazhdojmë rritjen edhe më të madhe në Kosovë,  ashtu siç jemi subjekti i parë politikë, të rritemi dhe të shtrihemi gjithë Kosovën”, ka thënë Drumishi.

Në vitin 2013 Hysen Durmishi ishte  emëruar drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet.

***

Në Prishtinë ka filluar votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u vetmi kandidat është Albin Kurti.

Shpend Venhari, ushtrues detyre i kryetarit të qendrës së Prishtinës, tha se në vendvotimin qendra, ka filluar me kohë procesi i votimit.

Sipas tij, në 26 pika votimi sa janë në Prishtinë procesi i votimit ka filluar me kohë.

Përndryshe, është paralajmëruar se në gjithë Kosovën do të hapen vendo votimet në orën 10:00, megjithatë, ende nuk ka informata nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hapen vendvotimet për të zgjedhur kryetarin e ri të Vetëvendosjes

Janë hapur vendvotimet nëpër qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku do të votohet për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Në garë është vetëm një kandidat dhe ai është ish kryetari i kësaj partie,  Albin Kurti.

Kjo vie pas përçarjeve që e kanë përfshirë këtë parti, pasi dorëheqjeve që kanë dhënë nga pozitat e tyre në VV, kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, anëtarë tjerë të kryesisë, deputetë, ish sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe kryetari i komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat