Mirënjohës për Presidentin historik Ibrahim Rugova

Aktuale

Mirënjohës për Presidentin historik Ibrahim Rugova

Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:48
Delegacioni i LDK

(E plotësuar) - Me rastin e 12-të vjetorit të vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i tij.

Me këtë rast, u vlerësua lartë figurën e presidentit Ibrahim Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se sot po e kujtojnë jetën e prijësit, burrështetasit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Veliu: Sot Kosova i ka dyert e hapura falë punës së Rugovës.

“Ai udhëhoqi Kosovën për një periudhë të gjatë kohore me standarde shumë të larta. Si rezultat i kësaj udhëheqje, i kësaj punë të tij, sot Kosova i ka dyert e hapura kudo në botë”, tha ai.

Drejtuesit e LDK-së, pas homazheve ka vizituar edhe familjen Rugova, e cila e ka falënderuar kryeministrin për kujdesin e vazhdueshëm.

Rugova, vdiq më datën 21 janar të vitit 2006, e sot janë bërë 12 vite prej vdekjes së tij.

Ndryshe, kujtojmë se Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat