Hysen Durmishi voton për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Aktuale

Hysen Durmishi voton për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:21
Hysen Durmishi me Albin Kurtin

Hysen Durmishi ka qenë njëri nga të parët që ka votuar në procesin zgjedhor të Vetëvendosjes që ka nisur këtë të diele në ora 10.

Durmishi para gazetarëve nuk ka folur për thyerjet në këtë parti, por ka thënë se nuk do ta ndalin punën që ta shtrijnë sa më shumë këtë parti në Kosovë.

Durmishi, që është mbështetës i Kurtit, ka thënë se do të rriten edhe më shumë.

“Unë sapo  e shfrytëzova të drejtën time dhe i ftojë të gjitha aktivistët dhe anëtarët e VV-së që të dalin në mënyrë sa më masive që ta zgjedhin kryetarin e VV-së.  Natyrisht që ne nuk e kemi ndal punën, jemi në proces zgjedhor, dhe platformën politike që e ka prezantuar kandidati, unë besoj se së bashku do ta vazhdojmë rritjen edhe më të madhe në Kosovë,  ashtu siç jemi subjekti i parë politikë, të rritemi dhe të shtrihemi gjithë Kosovën”, ka thënë Drumishi.

Në vitin 2013 Hysen Durmishi ishte  emëruar drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat