Hoxhaj: Shtyrja e transformimit të FSK-së në ushtri pas 2018-ës është e pakuptimtë

Aktuale

Hoxhaj: Shtyrja e transformimit të FSK-së në ushtri pas 2018-ës është e pakuptimtë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:27
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëntë vjet më parë nga dita e sotme Trupat Mbrojtëse të Kosovës u transformuan në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Që prej atëherë, FSK ka treguar profesionalizëm dhe ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në Kosovë dhe misione ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.

“Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në ushtri është çështje më rëndësi të madhe dhe shtyrja e mëtejme e saj do të ishte e pakuptimtë”, ka shtuar Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat