Thaçi komenton vizitën e Vuçiqit, ja çfarë vlerëson nga kjo vizitë

Aktuale

Thaçi komenton vizitën e Vuçiqit, ja çfarë vlerëson nga kjo vizitë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:18
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq përkundër disa deklaratave populiste, ishte pa ndonjë incident.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo është një sjellje civilizuese dhe tolerante që dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore.

Ai edhe njëherë ka përmendur rëndësinë për vazhdimin e dialogut, duke thënë se beson se shumë shpejt do të vazhdohet,

Ky është postimi i tij:

Duke përjashtuar disa nga deklaratat populiste, të cilat janë pothuajse të pashmangshme në vizita të tilla, vizita e homologut nga Serbia u përmbyll pa asnjë incident.

Kjo sjellje civilizuese dhe tolerante dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore. Toleranca dhe mirëkuptimi duhet të mbesin parime udhëheqëse edhe kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërshtetërore në rajonin tonë.

Duke u bazuar në këto parime, Republika e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, deri në arritjen e marrëveshjes historike për paqen dhe pajtimin.

Një marrëveshje e tillë është e domosdoshme, sepse ajo sjellë perspektivë të qartë për integrime euroatlantike për të dy shtetet.

Më vjen mirë që edhe homologu nga Serbia, gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës, ka theksuar disa herë rëndësinë e dialogut, si rrugën e vetme për normalizim dhe pajtim.

Prandaj, unë besoj që shumë shpejt do të vazhdojmë dialogun ndërshtetëror në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përkrahur fuqishëm nga SHBA-ja. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat