Nënkryetarja e VV-së uron Kurtin për kryetar

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së uron Kurtin për kryetar

Më: 21 janar 2018 Në ora: 21:19
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i ka uruar mbarësi Lëvizjes me Albin Kurtin kryetar.

“Na priftë e mbara me Kryetar Albin Kurtin!”, ka shkruar nënkryetarja Kollçaku në profilin e saj në “Facebook”.

Anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje sot ka votuar për zgjedhjen e kryetarit.

Albin Kurti ka qenë kandidati i vetëm për të parin e partisë, ku aktivistët kanë mundur të japin votën për, kundër tij ose për të abstenuar këtë kandidaturë.

Votimet janë hapur në ora 10:00 dhe kanë vazhduar deri në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat