Dy të pakënaqurit e VV-së kërkojnë shifra mbi pjesëmarrjen në zgjedhje për kryetar

Aktuale

Dy të pakënaqurit e VV-së kërkojnë shifra mbi pjesëmarrjen në zgjedhje për kryetar

Më: 21 janar 2018 Në ora: 23:11
Albin Kurti

Koordinatorja e Qendrava të VV-së, Teutë Rrusta dhe Koordinatori i Sekretariateve, Nol Nushi, kanë kërkuar nga Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i VV-së që të publikoj shifra mbi pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhjet e sotme për kryetar të VV-së.

Dy aktivistët e pakënaqur me zhvillimet e fundit në parti, po dyshojnë se VV qëllimisht nuk po tregon shifrat e pjesëmarrjes të rreth 30 mijë anëtarëve, për shkak se ka pasur pjesëmarrje të ulët.

Ndërkaq, VV nuk ka dhënë shifra, përveçse ka thënë se ka pasur pjesëmarrje rekord për të zgjedhur kryetarin e ri, ku kandidat i vetëm ishte Albin Kurti.

“Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes”, u tha në njoftimin e VV-së.

“Per, kunder, abstenim dhe te pavlefshme jane vlera qe kane kuptim kur dihet teresia prej te ciles derivojne. Levizja ka rreth 30000 anetare. Sa prej tyre kane votuar? Vonesa ne publikimin e te dhenave ma konfirmoi shqetesimin e shume aktivisteve qe sot me telefononin. Sipas tyre, numri i daljes eshte nen 30%. Lufta e shpikur nuk mobilizon aktiviste politik. Kjo eshte edhe nje deshmi me teper qe Levizja ka pasur organizate”, ka shkruar Rrusta.

Ndërsa, Nushi ka thënë se shifrat për daljen në zgjedhjet e brendshme tregojnë ndryshe dhe se në zgjedhje kanë marrë pjesë më pak se 30 për qind.

“Ata trumpetonin qe e kishin organizaten pas. Shifrat nga dalja ne zgjedhje te brendshme po tregojne ndryshe. Me pak se 30%. Kjo motoja e Albinit per transparence nuk po perfillet ne diten e pare te tij si kryetar. Sa aktiviste kane dale ne zgjedhje???”, ka shkruar Nushi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat