Flet miku i afër i Adem Jasharit: A u tradhtua Adem Jashari nga komandantët?

Aktuale

Flet miku i afër i Adem Jasharit: A u tradhtua Adem Jashari nga komandantët?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 22 janar 2018 Në ora: 10:39
Komandanti legjendar Adem Jashari

Disa herë u fol për tradhtinë që i ishte bërë komandantit Adem Jashari në momentin kur kishte më së shumti nevojë për ndihmë, kur ishte rrethuar nga forcat serbe.

U fajësuan njerëz të ndryshëm për tradhtinë ndaj komandantit, megjithatë askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për atë që ndodhi në Prekaz 20 vite më parë.

Miku i tij i ngushtë, Skender Zogaj që e kishte njohur nga afër komandantin legjendar, Adem Jashari flet për këtë tradhti që i ishte bërë atij në momentet e ballafaqimit me kriminelët serbë.

Image
Foto e realizuar në Rinas, një takim në mes Presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit Adem Jashari. Pjesëmarrës ishte edhe Skender Zogaj

Zogaj thotë se veprimtaria luftarake e Adem Jasharit ka qenë tepër e veçantë për faktin se çështjes së rrezistencës kundër okupatorit serb iu ka rrekur me përqëndrim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme të bazuar në forcat e veta për vetmbrojtjen e pragut të shtëpisë, si hap themellor i strategjisë drejtë organizimit të rrezistencës së plotë gjithëpopullore.

“Mirëpo, siç dihet, kjo nuk ndodhi për shkak të një varg dobësish që shfaqen  më frontin luftarat, që nuk arriti të unifikohet dhe kjo e dëmtoi shumë luftën çlirimtare! Ndonëse saktësisht nuk janë të njohura përpjekjet bashkëpunuese të Adem Jasharit me grupet e ndryshme luftarake, një gjë është mirë e njohur, se në çastet e duhura të ballafaqimit të familjes Jashari me forcat serbe, mungoi ndihma e duhur e grupeve të armatosura të rrethinës dhe Adem Jashari luftoi familjarisht me ushtrime serbe deri ne frymën e fundit”, thekson Zogaj.

Ai thotë se ka pasur një shmangie ndaj luftës që u zhvillua atë ditë në Prekaz dhe komandantët që atë ditë nuk ndërmorrën asgjë për t’i dalë në krahë duhet të turpërohen kur përmendin emrin e komandantit Adem Jashari sot.

“Nuk mund të them se ka pasur tradhëti, por ka pasur shmangie nga nga lufta konkrete që është zhvilluar në Prekaz dhe, komandantëve që atë ditë nuk kanë ndermarrë asgjë për t’i dalur krah, u përket një hije e fortë e turpit dhe kur ta përmendin emrin e Adem Jasharit duhet të skuqen! Ka të atillë komandantë që i janë gëzuar vdekjes së Adem Jasharit, duke e konsideruar ushtar të Ibrahim Rugovës! Disa nga të këtillët tash flasin me “pikëllim” kur vendosin lule te varret në Prekaz”, thotë Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat