Mihajloviq: Nëse Prishtina nuk ka asgjë për të fshehur …

Aktuale

Mihajloviq: Nëse Prishtina nuk ka asgjë për të fshehur …

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:53
Mihajloviq

Nëse autoritetet në Prishtinë nuk kanë asgjë për të fshehur dhe nëse duan të gjejnë vrasësin  dhe organizatorët e një krimi terrorist, vrasjen e Oliver Ivanoviqit, atëherë nuk ka asnjë arsye pse autoritetet tona shtetërore nuk duhet të përfshihen në hetim,ka deklaruar zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlloviç në Mladenov.

Ajo poashtu tha se është në interesin e Bashkimit Evropian që kjo vrasje të zgjidhet sa më parë dhe se nuk sheh arsye pse dikush do të kishte diçka  kundër përfshirjes së autoriteteve serbe në mënyrë që të përshpejtojë zbulimin e autorëve, raporton Tanjug.

pas vrasje së Oliver Ivanoviqit javën e shkuar para selisë së partisë së tij, Iniciativa Qytetare SDP në Mitrovicën e Veriut, Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat