Beqiri takon Daul, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Aktuale

Beqiri takon Daul, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:34
Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri ne takim me Joseph Daul, President e Partive Popullore Evropiane

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri është në vizitë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasbourg, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Kosovës.

Ai po merr pjesë në takimet e disa Komisioneve të Asamblesë Parlamentare.

Beqiri po merr pjesë edhe në takimet e Grupit Parlamentar të Partive Popullore të Evropës (EPP), anëtare e së cilës familje poltike është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai sot u takua edhe me Joseph Daul, Presidentin e Partive Popullore Evropiane me të cilin diskutuan për situatën politike në vend dhe LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat